Page 21 - Demo
P. 21


                                    1 Ngjyros me ngjyra të ndryshme paragrafët e tekstit të mëposhtëm. Shkruaj përbri sa fjali ka secili prej tyre.Alba i kaloi pushimet te gjyshja në fshat. Asaj i pëlqen shumë fshati i prindërve, ndaj shkon shpesh atje, sa herë ka pushime. Një ditë ajo shkroi një letër për shoqen e saj të klasës, Lizën. Në letër i tregoi se si e kalonte ditën në fshat. I tregoi për lojërat dhe shokët e saj atje.Letrën e nisi menjëherë me postë. Për disa ditë, priti me padurim përgjigjen e Lizës. Pas shtatë ditësh, ajo mori një letër nga Liza. Alba e hapi menjëherë letrën dhe e lexoi gjithë padurim.2 Rendit sipas radhës paragrafët e tekstit të mëposhtëm (nga 1-3). Estela i thotë se është fare e thjeshtë. Shkon te skedari me skeda. Zgjedh një skedë, në të cilën jepen të dhëna për librin që duam. Pastaj plotëson fletëkërkesën dhe e dorëzon.  Në fund pret pak sa të dalë libri dhe largohet. Estela shkon shpesh në bibliotekë. Jera, shoqja e saj, i lutet t’i shpjegojë si vepron ajo për të marrë një libër.3 Gjej sa paragrafë ka tregimi “Kthim nga pushimet”.4 Ndaji dy tekstet e bashkuara nga njëri-tjetri. Shëno numrin e paragrafëve të secilit tekst.Arlindi sapo u kthye nga stërvitja. Ajla dhe Toni po niseshin për në parkun e lojërave. Motra e mërzitur i lutej: − Më prit, më prit! Vëllai që nuk duroi më, u nis duke i thënë: − Të pres poshtë!− Ja, sa të shoh edhe këtë pjesë.− Ulu në divan. Qetësohu! Vendose termometrin.Ai mbante dorën në ballë.− Çfarë ke Arlind? Toni që nuk kishte durim, nisi të flasë me zë të lartë.− Më dhemb koka. Duhet të kem edhe pak temperaturë.Ajla po shikonte diçka në televizor dhe i tha të vëllait që ta priste pak.− Është fundi i emisionit. Teksti i parëNjohuri për gjuhën19
                                
   15   16   17   18   19   20   21   22   23   24   25