Page 22 - Demo
P. 22
Po në klasën tuaj ka ardhur ndonjë nxënës/nxënëse e re? Si e keni pritur atë? Shiko globin dhe shkruaj emrat e dhjetë vendeve. NXËNËSJA E REOborri i shkollës gumëzhin nga bisedat e fëmijëve.Martina shkon drejt një vajze: – Ti je nxënësja e re? – e pyet ajo.– Po, më quajnë Susila... Jam si në ajër, e ke parasysh.– Klasa është në fund të korridorit. Mësuesja është e mirë. Ke për ta parë... Më ndiq. Të orientoj unë.– Kjo është Susila, – thotë Martina, duke hyrë në klasë me nxënësen e re. Në klasë krijohet një atmosferë feste. Mezi e kishin pritur. Para disa ditësh, mësuesja i kishte njoftuar për ardhjen e saj.– Susila, këta janë shokët e tu të rinj: Martina, Stefania, Fransuaja, Lorenca... e gjithë klasa, – thotë mësuesja.– A mund të ulet me mua Susila?– Po, por duhet t’i shpjegosh pak jetën në klasë... Tani, zini vend. Do të fillojmë me zbulimin tonë të botës. Kush e di se ku bie India?– India ndodhet në Azi, mësuese.– Do të na e tregosh në glob?– Po, patjetër, ndodhet këtu.– A është larg India? – pyet Martina.– Sigurisht! Duhet të marrësh avion për të shkuar atje.M. Marlier dhe Zh. DelahejLEXOJ DHE KUPTOJ Si quhet nxënësja e re?Kush e shoqëroi Susilën në klasë?Si e presin shokët dhe shoqet atë?Për çfarë diskutuan mësuesja dhe nxënësit në klasë?REFLEKTOJSHKRUAJFjalë të rejajam si në ajër – jam i shpërqendruar.të orientoj unë– ta tregoj unë se ku ndodhet.Luani pjesën në role.VEPRIMTARI20Lexojmë

