Page 24 - Demo
P. 24


                                    LEXOJ DHE KUPTOJ  Kush po festonte ditëlindjen? Si ndihej ajo? Ç’përgatitje kish bërë ajo për ditëlindje? Çfarë i pëlqeu më shumë nga festa Junës? Pse?GËZUAR DITËLINDJEN, JUNA!Po ty ç’të pëlqen më shumë në një festë ditëlindjeje? Pse?Ti e ke kaluar ditëlindjen apo pret ta festosh? Na trego për të.Të pëlqen ta përgatitësh vetë festën e ditëlindjes tënde apo dëshiron të kesh një festë surprizë? Pse?REFLEKTOJ Shkruaj me pesë fjali si e festove ditëlindjen e këtij viti.SHKRUAJDje, më në fund më erdhi ditëlindja!E kështu, tani jam nëntë vjeçe! Kalova një ditë vërtet të magjishme. Të shtunën në fakt, kur shkova për të fjetur, isha vetëm tetë vjeçe. Të nesërmen në mëngjes... BUM! Isha bërë nëntë vjeçe!Festa e ditëlindjes sime doli shumë e bukur dhe mua më pëlqeu pa masë. Fillimisht më pëlqeu torta me qirinjtë e ndezur. Pas tortës, më pëlqeu akullorja me shije luleshtrydheje. Edhe tullumbacet! Si edhe të gjitha pusullat me urime! Por më shumë se gjithçka tjetër më pëlqyen... shokët dhe shoqet e mia! sipas Barbara ParkPërgatitni kalendarin e ditëlindjeve të shokëve dhe të shoqeve të klasës.VEPRIMTARIFjalë të rejai magjishëm – shumëi bukur, si në përralla.Lexojmë22
                                
   18   19   20   21   22   23   24   25   26   27   28