Page 26 - Demo
P. 26
Një djali i pëlqente shumë të luante lojëra në kompjuterin e mamit. Kur e ëma nuk e përdorte kompjuterin, ai mund të ulej e të luante për aq kohë sa kishte dëshirë.Kur luante në kompjuter, loja ishte si një ëndërr në mendjen e tij. Ishte aq i përqendruar në lojë, sa nuk e vinte re nëse dita ishte me diell. Nuk do ta vinte re as nëse një tornado do t’ia merrte shtëpinë me vete.Ai u ul në karrigen që rrinte pranë tavolinës, lëvizi qafën, përdrodhi gishtërinjtë, u bë gati të luante një lojë, por... tastiera ishte zhdukur! Ishin zhdukur edhe ekrani, edhe mausi.- Mami!Ulërima e djalit bëri që mami dhe babi të vraponin drejt tij.- Çfarë ka?! Çfarë ndodhi?! - pyetën, duke iu afruar.- Mami, - tha ai, duke parë nga tavolina, - shiko!- Çfarë të shohim? - pyetën ata. - Aty s’ka gjë.- E di, e di, - tha djali, - po kompjuteri është zhdukur.- Ah, prandaj thirre? - tha e ëma, duke u larguar drejt kuzhinës. - Kompjuteri është prishur. E kemi çuar për ta rregulluar. Do ta rregullojnë së shpejti.- Sa shpejt? - pyeti djali. - Një javë ose dy, - u përgjigj babai.Iu duk si të ishin një milion vjet. Djali nuk kishte se çfarë të bënte. U ul, turivarur, me fytyrën mbështetur në tavolinë. I nguli sytë vendit bosh ku më parë kishte qenë kompjuteri, tastiera dhe mausi. Tani aty s’kishte gjë tjetër, veç një libri të vjetër të përdorur që titullohej “Leo lepurushi”.LOJA E MENDJES24Lexojmë

