Page 30 - Demo
P. 30


                                    Pablitoja ishte tip i vrullshëm, bujar dhe i çrregullt. Mamaja e donte shumë, por herë-herë nuk e kuptonte. Mamaja nuk e kuptonte pse Pablitoja i ruante tërë kujdes gjethet e thara, guaskat, gurët, bërthamat e pjeshkëve. Mamaja nuk e dinte që Pablitoja kishte zbuluar se një guaskë ndryshonte nga një guaskë tjetër, një gjethe ishte e ndryshme nga një gjethe tjetër. Por ai nuk kishte dëshirë t’ua thoshte të tjerëve.Ndonjëherë Pablitoja i shkatërronte lodrat e veta dhe kjo ishte një tjetër gjë që mamaja nuk e kuptonte. Në të vërtetë vogëlushi nuk donte të shkatërronte asgjë, thjesht donte t’i shndërronte lodrat në diçka tjetër: rrotat e karrocës ishin dy sy të mëdhenj maçoku, timoni i triçiklit ishte briri i një demi.Një ditë Pablitoja dëmtoi njërin mur të sallonit, duke e gërvishtur e duke e gërryer me një gozhdë. U detyruan të zhvendosnin divanin që të fshihnin gjithçka. Në kopsht Pablitoja kishte pikturuar shpejt e shpejt një diell të madh blu në mes të qiellit krejt të kuq dhe mësuesja e kishte qortuar.GJENIU I PAKUPTUAR NGA TË TJERËTDjali i këtij tregimi është piktori i famshëm Pablo Pikaso. Si sillej ai kur ishte i vogël? Cilat veprime të Pablitos nuk kuptonte mamaja e tij?Kush e kuptoi i pari talentin e tij të jashtëzakonshëm?Çfarë i dhuroi babai Pablitos?LEXOJ DHE KUPTOJ Fjalë të rejai vrullshëm – që lëviz shpejt e me forcë.triçikël – motoçikletë ose mjet me tri rrota.talent i jashtëzakonshëm – dhunti e rrallë, e padëgjuar.tavalocë – copë druri ose plastike në të cilën përzihen ngjyrat.kavaletë – mbështetëse druri në të cilën vendoset telajoja.28Lexojmë
                                
   24   25   26   27   28   29   30   31   32   33   34