Page 31 - Demo
P. 31


                                     Pse i shkatërronte lodrat Pablitoja? Të ka ndodhur të bësh të njëjtin veprim me lodrat e tua? Na trego.  Ngjyros në tekst mbiemrat që cilësojnë Pabliton. Përdori ata në fjali.REFLEKTOJSHKRUAJNjë të diel babai e nxori Pabliton për një shëtitje në plazh. Dhe në rërën e lagur vogëlushi vizatoi me një vijë të pandërprerë të lakuar një delfin. Kur u kthyen në shtëpi, babai pa edhe një herë shenjat që Pablitoja kishte lënë në murin e sallonit dhe mbeti i shtangur. Ato dukeshin si vizatimet e njerëzve parahistorikë në faqet e shpellave. Kështu babai, i cili kuptonte nga piktura që ishte zanati i tij, dalloi se i biri kishte një talent të jashtëzakonshëm.Atë ditë i dhuroi Pablitos të gjithë penelat e tij, kutinë e ngjyrave, tavalocën,kavaletën dhe gjithçka që nevojitej për të pikturuar.I. LepskiGjeni në internet fotografi të pikturave të Pablo Pikasos dhe bëni një album me to. VEPRIMTARIi vrullshëm – që lëviz shpejt e me forcë.triçikël – motoçikletë ose mjet me tri rrota.talent i jashtëzakonshëm – dhunti e rrallë, e padëgjuar.tavalocë – copë druri ose plastike në të cilën përzihen ngjyrat.kavaletë – mbështetëse druri në të cilën vendoset telajoja.29Lexojmë
                                
   25   26   27   28   29   30   31   32   33   34   35