Page 33 - Demo
P. 33


                                    THESI MAGJIKSimoni kishte ditëlindjen dhe teto Eliana i dhuroi vogëlushit një thes të vogël ngjyrë gështenjë.– Është një thes magjik! – i tha teto Eliana, kur lexoi zhgënjimin në fytyrën e djalit. – Është i vogël nga jashtë, por i madh nga brenda. Mund të futësh gjithçka që ke dëshirë të marrësh nga bota e librave që lexon.Fëmija s’u duk fort i bindur, por e falënderoi teton dhe e vendosi thesin magjik me dhuratat e tjera. Më vonë Simoni mori një libër, u rehatua në kolltuk dhe nisi të lexonte. Ishte një histori me aventura deti dhe kaq tërheqëse sa, befas, vogëlushi u gjend në një anije pirate.Dëgjonte britmat e pulëbardhave, stërkalat e dallgëve i lagnin lëkurën.Simoni s’po e kuptonte si ndodhi, por ndjeu se kishte në dorë thesin që i dhuroi tetoja.Të ishte vërtet magjik?Menjëherë, i mbytur në emocione, vogëlushi u fsheh pas një fuçie plot me ujë për të mos u pikasur nga njëri prej piratëve.Pastaj u fut në një baxhë të hapur dhe u gjend në hambarin e anijes.Këtu ishte një arkë e madhe plot thesare. Pa e menduar gjatë, Simoni hapi thesin dhe futi brenda tërë arkën.Menjëherë u gjend sërish në kolltukun e tij. Vogëlushi vështroi brenda në thes dhe zbuloi se arka ishte aty. Thesi i historive të teto Elianës ishte vërtet magjik!LEXOJ DHE KUPTOJ  Çfarë i dhuroi teto Eliana për ditëlindje Simonit? Ç’kishte të veçantë dhurata e saj? A u gëzua Simoni për këtë dhuratë? Si reagoi ai? Pse? Çfarë ndodhi më pas? Përse i vlejti kjo dhuratë Simonit?REFLEKTOJPo ti, ke marrë ndonjë dhuratë magjike? Si ishte ajo?Fjalë të rejathes magjik – thes që ka veti çudibërëse.zhgënjim – diçka që nuk del ashtu siç e pret.baxhë – dritare e vogël në tavan.hambar – vendi ku mbahet drithi ose mielli.Stefano Bordiglioni31Lexojmë
                                
   27   28   29   30   31   32   33   34   35   36   37