Page 35 - Demo
P. 35


                                    2 Zgjero fjalitë e vogla, duke shtuar fjalë a grupe fjalësh.Fëmijët luajnë. Babai punon. Mësuesja shpjegon. Zogu cicëron. 3 Lidh pjesët e fjalive sipas kuptimit. Zvogëlo sa të mundësh çdo fjali.Shfaqja filloi Jehona dukej e qetë. Pas pushimit me dhjetë minuta vonesë. Spektatorët qëndronte një vajzë e vogël. Në fund të skenës qeshnin pa pushim. 4 Rishkruaj tekstin, duke i zvogëluar sa më shumë fjalitë.Pyetje ndihmëse:Ku po luajnë fëmijët?Ku punon babai?Çfarë shpjegon mësuesja?Si cicëron zogu?Pse...?Çfarë...?Kë...?Ku...?Si...?Kur...?Ditën e shtunë nxënësit e klasës së tretë vizituan qytetin-muze të Beratit. Ata panë me kureshtje dritaret e shtëpive. Të gjitha dritaret shikonin nga ana e lumit. Kalaja qëndronte mbi një kodër. Nga lart ajo dukej madhështore. Muret e larta rrethuese të kalasë dukeshin si një mburojë e fortë. Shtëpitë e restauruara me kujdes, krijonin një pamje të këndshme. Qytetin e Beratit e vizitojnë çdo ditë udhëtarë vendas dhe të huaj. Ai ofron plot aktivitete interesante për ta. Edhe nxënësit e klasës së tretë kaluan një ditë argëtuese dhe të veçantë në këtë qytet.Njohuri për gjuhën33
                                
   29   30   31   32   33   34   35   36   37   38   39