Page 36 - Demo
P. 36
QYTETI I MEKANOPOLITIshte ora nëntë e mbrëmjes në Mekanopoli, qyteti ku gjithçka është automatike dhe ku të gjithë në mbrëmje e kanë gishtintregues të mpirë.Pierinoja ciku lehtë një buton të telekomandës dhe shtrati automatik u hap duke zbritur nga muri me një gërvimë të lehtë. Pierinoja u zgjat mbi dyshek dhe, ndërsa elektrokuverta e mbuloi, pyeti mamin:− Përse shërbejnë duart?− Për të shtypur butona, sigurisht që nuk janë për të marrë gjëra, atë punë e bëjnë krahët e robotit.− Po këmbët, mos vallë shërbejnë për të ecur?− Sa naiv që je! Këmbët duhen për të shkelur pedalet e automobilave.− Po truri, ky të paktën shërben për diçka?− Sigurisht, e kemi rezervë, në rast se prishet truri elektronik që duhet të mendojë për ne. Por, tani fli... dhe mëso mirë.Në Mekanopoli, në fakt, nuk është e nevojshme të studiosh sepse, gjatë gjumit, një përsëritës të lexon mësimet dhe të nesërmen çdo nxënës i di përmendësh. Në orën shtatë, tring tring... Pierinoja u zgjua dhe, nga shtrati, u zhvendos në karrigen e telekomanduar.Karrigia rrëshqiti drejt banjës, ku e lanë duart mekanike. Fill pas kësaj hyri në veprim tharësi me ajër të ngrohtë. Pastaj rrëshqiti në kuzhinë ku gojë-ushqyesja i shërbeu mëngjesin, duke i futur në gojë herë një gllënjkë kakao me qumësht, herë një kafshatë brioshi.M. Arxhili34Lexojmë

