Page 41 - Demo
P. 41


                                    − Vetëm ta shihni sa bukur qesh, − tha mami.− Është shumë gazmore, − shtoi babi. – E kemi fotografuar, ejani ta shikoni.Sytë blu të Lilit takuan tanët. Vështrimi i saj ishte vërtet i veçantë, mbresëlënës. Unë dhe vëllai u morëm vesh pa fjalë, tundëm kokat dhe përqafuam prindërit.Pas njëfarë kohe, erdhi dita kur Lili më në fund do të bëhej pjesë e familjes sonë. Mami dhe babi shkuan ta merrnin, unë me vëllanë qëndruam në shtëpi. Nuk na zinte vendi.Filluam të rregullonim dhomën tonë, të nxirrnim lodrat më të bukura, librat me përralla dhe mjetet e vizatimit. Dëshironim që Lili të ndihej sa më mirë, të kuptonte se çdo gjë e jona, tashmë ishte edhe e saja. Mimoza Çano Renditi fjalitë e mëposhtme sipas radhës së kryerjes së veprimeve (vendos numrat nga 1-6). Babai i fliste çdo ditë familjes për Lilin. Olsi dhe motra e tij ishin shumë të emocionuar. Babai, gjatë intervistave që u bëri fëmijëve të një shtëpie fëmijësh, njohu Lilin. Prindërit biseduan me fëmijët për birësimin e Lilit. Prindërit e Olsit kishin takuar Lilin. Të gëzuar, fëmijët filluan përgatitjet për pritjen e Lilit.  Trego përmbajtjen, duke u mbështetur në fjalitë përmbledhëse. Si ju duket veprimi i familjes së Olsit? Pse? Ç’mund të ketë ndodhur kur Lili arriti në shtëpi?REFLEKTOJLEXOJ DHE KUPTOJ SHKRUAJ Shkruaj cilësitë e Lilit që dalin në tekst.Fjalë të rejabirësoj – marr në familje një fëmijë, duke e trajtuar njësoj si fëmijët e mi.shtëpi fëmije – institucioni ku mbahen fëmijët që janë pa prindër.ka zënë vend në zemrat tona – na ka hyrë në zemër, e duam shumë.ishte i pranishëm – bënte pjesë.shtangem – qëndroj si i ngrirë në vend, pa lëvizur.mbresëlënës – diçka që na lë mbresë, na bën përshtypje.u morëm vesh pa fjalë – u kuptuam pa folur.39Lexojmë
                                
   35   36   37   38   39   40   41   42   43   44   45