Page 44 - Demo
P. 44


                                    PIPI ORGANIZON NJË PIKNIK− Sot nuk kemi shkollë, − i tha Tomi Pipit.Jashtë dielli shkëlqente në qiellin e ndritur blu. Ishte një nga ato ditë të arta vjeshte kur të gjithë kanë qejf të shkojnë në pyll. Pipit i shkrepi një mendim.− Ç’thoni, a ikim të bëjmë një piknik?− Oh, po, − thirrën Tomi me Anikën gjithë gëzim.− Shkoni me vrap në shtëpi dhe i thoni nënës, − tha Pipi. – Ndërkohë unë do të përgatit ushqimet që do të marrim në piknik.Tomi me Anikën e pëlqyen planin. Ata vrapuan në shtëpi dhe pas pak u kthyen përsëri. Pipi po i priste te porta me një shkop në njërën dorë dhe me një shportë të madhe në tjetrën. Në fillim fëmijët ndoqën rrugën e fshatit, pastaj vazhduan rrugën përmes aheve dhe bajameve.− Sa fushë e bukur, sa fushë e bukur! − thirri Anika me gëzim.− Ç’ke në shportë Pipi? – pyeti Anika. – A ke ndonjë gjë të mirë?− Në fillim duhet të gjejmë një vend të mirë për t’u ulur. Fëmijët filluan të kërkonin një vend të tillë. Anika gjeti një gur të madh të sheshtë që iu duk i përshtatshëm, por ai ishte i mbushur me miza dheu të kuqe dhe Pipi i tha:− Unë nuk dua të ulem me to, se nuk i njoh. Ata të tre qeshën...42Lexojmë
                                
   38   39   40   41   42   43   44   45   46   47   48