Page 45 - Demo
P. 45
Tomit i zunë sytë një lëndinë midis dy shkurreve, por ata vendosën të shkojnë më tutje, rrëzë një shkëmbi të vogël. − Tani mbyllni sytë sa të shtroj gjërat, − tha Pipi.Tomi dhe Anika mbyllën fort sytë dhe dëgjuan Pipin që hapte shportën.− Një, dy... nëntëdhjetë, tani mund të shihni, − tha më në fund Pipi. Ata u hodhën përpjetë nga gëzimi kur panë gjithë ato gjëra të mira që kishte nxjerrë Pipi.Fëmijët hëngrën aq shumë, sa mezi lëviznin nga vendi, prandaj u shtrinë në diell. Më vonë u ngritën dhe filluan të luanin.Pas kësaj, u nisën për në shtëpi. Tomi dhe Anika thanë se kishin kaluar një ditë të mrekullueshme dhe filluan të këndonin një këngë që e kishin mësuar në shkollë. Astrid LindgrenShëno me përgjigjen e saktë. Tomi dhe Anika u gëzuan sepse: Pipi i ftoi në ditëlindjen e saj; Pipi propozoi të shkonin në piknik. Ata u nisën për në piknik: pasi i morën leje mamit; menjëherë. Fëmijët ndoqën rrugën përmes: aheve dhe bajameve; gështenjave dhe pishave. Ata u ulën për të drekuar: në një lëndinë; rrëzë një shkëmbi të vogël. Ajo ditë ishte e mrekullueshme sepse: hëngrën gjëra të mira; shëtitën e luajtën në ajër të pastër; morën rreze dielli e kënduan; të gjitha bashkë. Po ty, të pëlqen të shkosh në piknik? Trego për një piknik që ke bërë me shokët ose me familjen.LEXOJ DHE KUPTOJ REFLEKTOJ Rendit veprimet që kryen fëmijët atë ditë.SHKRUAJFjalë të rejapiknik − shëtitje e organizuar në grup jashtë qytetit për të pushuar e për të dëfryer në natyrë, duke marrë edhe ushqime me vete.u hodhën përpjetë ngagëzimi – u gëzuan shumë.43Lexojmë

