Page 46 - Demo
P. 46
1 Nënvizo me të kuqe fjalitë që pohojnë diçka dhe me blu fjalitë që mohojnë diçka.Erla është nxënëse e klasës së parë. Ajo nuk është shumë e gjatë. Erla shkon çdo ditë në shkollë. Shkolla e saj s’është larg. Ajo shkon për pesë minuta atje.2 Shëno te P për fjalitë pohore dhe te M për fjalitë mohore.Shoqja e saj më e dashur nuk është Blerta. Loja me litar nuk është më e bukura. Nxënësit pasuruan bibliotekën e klasës. Dita më e bukur e javës është e diela. 3 Shndërro fjalitë pohore në mohore dhe anasjellas. Endri ka qejf sportin e atletikës. Suela shkon çdo ditë në ëmbëltore. Enkela nuk erdhi në orar. Endrit nuk i pëlqen teatri. Drini mësoi shpejt të luante shah. 4 Krijo tri fjali pohore dhe shndërroji ato në fjali mohore. FJALIA POHORE DHE MOHOREZogjtë nuk qëndruan mbi degën e pemës. Zogjtë qëndruan mbi degën e pemës. MBAJ MENDFjalia në të cilën pohohet diçka, quhet fjali pohore.Fjalia në të cilën mohohet diçka, quhet fjali mohore.Kujdes!Fjalia mohore përmban fjalëzat NUK ose S’.Ata fluturuan në qiell.P MNjohuri për gjuhën44

