Page 48 - Demo
P. 48


                                    THYERJE NË EMISIONIN E LAJMEVEEmisionet e lajmeve televizive rrallëherë fillojnë me fëmijët. Po puna e Gjergjit tonë është ndryshe. Ai doli në emisionin kryesor të lajmeve... Për më mirë, shikojeni vetë:− Mirëmëngjesi, Gjergji!− Mirëmëngjesi, teta!Ai theu derrkucin prej qeramike dhe në tryezën e studios u derdhën monedhat metalike.− Këto para, ju lutem, jepjani Benit që t’i shërohet këmba.Për të ndihmuar Benin, para disa ditësh ishte bërë një thirrje në programet televizive.Folësja përqafoi Gjergjin.Ai përshëndeti me dorë dhe u largua.Vazhduan lajmet. Për ca kohë edhe në shtëpinë e Gjergjit kjo ngjarje sikur u harrua, por...... Ai po festonte ditëlindjen. Në kohën që Gjergji do të shuante dhjetë qirinjtë e ndezur, ra zilja. Në apartament u fut një grua dhe një djalë pothuajse në moshën e Gjergjit. Ata mbanin në duar një pako dhe një tortë.Gruaja, duke ndier hutimin e mikpritësve, tha:− Ju nuk më njihni, unë jam nëna e Benit. Gjergji, me paratë që na fali, afroi shumë dhurues të tjerë dhe tani Beni është i shëruar. Mund të ecë mirë. Ai erdhi me këmbët e veta për t’i uruar ditëlindjen mikut të tij, Gjergjit.46Lexojmë
                                
   42   43   44   45   46   47   48   49   50   51   52