Page 50 - Demo
P. 50
1 Lexo tekstin dhe shëno me D fjalitë dëftore dhe me P fjalitë pyetëse.− Kush je ti? − Unë jam Arbri. − Me cilin po bisedon? − Unë nuk po bisedoj, por po recitoj. − A do të ta mësoj edhe ty vjershën që po recitoj? − Ç’është kjo vjershë? − Është një vjershë për atdheun. 2 Shkruaj pyetjet që duhet të bësh për të marrë përgjigjet e mëposhtme.Bilbili i vogël hapi sqepin. Degët e pemës u mbushën plot me zogj. FJALITË DËFTORE DHE PYETËSEMBAJ MENDFjalitë me të cilat pyesim për diçka, janë FJALI PYETËSE. Ato fillojnë me shkronjë të madhe dhe mbarojnë me pikëpyetje (?).Fjalitë me të cilat tregojmë diçka, janë FJALI DËFTORE. Ato fillojnë me shkronjë të madhe dhe mbarojnë me pikë (.).Ku po shkojnë fëmijët? Çfarë bleu Ema? Çfarë po bën macja? Pyetjet poshtë figurave, janë FJALI PYETËSE.Përgjigjet që shkrove, janë FJALI DËFTORE. Shiko figurat dhe shkruaj përgjigjen për secilën nga pyetjet poshtë tyre.Njohuri për gjuhën48

