Page 52 - Demo
P. 52


                                    LODRAT E VJETRAKur afrohej Viti i Ri, Flori dhe Ina vinin rregull në dollapin e lodrave. Ata vendosnin mënjanë lodrat e vjetra dhe librat që nuk i lexonin më. Pastaj mami fshinte me kujdes raftet dhe i shkëlqente me një pece të butë. Kur gjithçka ishte e pastër, fëmijët sistemonin në dollap sendet që u nevojiteshin. Kështu krijohej pak vend për lodrat e reja dhe librat që do t’ua dhuronin për Vitin e Ri. – Ja, – thoshte Flori, – nëse pikërisht tani Babagjyshi i Vitit të Ri po rri e na vështron, sigurisht që do të jetë i kënaqur nga ne.Një vit, Babagjyshi i Vitit të Ri ndaloi të vëzhgonte pikërisht te familja e tyre. U kënaq shumë që e kishin rregulluar aq bukur dollapin, por u kënaq edhe më tepër kur i pa të dy fëmijët duke rregulluar lodrat e vjetra. Ata rregullonin rrotat e prishura, u vinin bojë të re pjesëve prej druri të çngjyrosura, kontrollonin nëse u mungonte gjë kukullave.50Lexojmë
                                
   46   47   48   49   50   51   52   53   54   55   56