Page 53 - Demo
P. 53


                                    Kur i përfunduan së rregulluari, ato dukeshin tamam si të reja. Atëherë, Babagjyshi i Vitit të Ri i ngarkoi në thesin e tij të lodrave dhe, bashkë me lodrat e reja, shtoi edhe ato që kishte rregulluar Flori me Inën për t’ua shpërndarë fëmijëve nëpër botë.Lodrat e Florit dhe të Inës ua shtonin gëzimin fëmijëve që kishin moshën e tyre. − Ju lumtë, fëmijë! Nuk e dija që kisha ndihmës kaq të mirë.Babagjyshi i Vitit të Ri ishte shumë i kënaqur.K. Xhekson Rendit fjalitë përmbledhëse sipas radhës së kryerjes së veprimeve në tekst, duke vendosur numrat nga 1 në 5.  Në prag të Vitit të Ri, Ina dhe Flori vendosnin rregull në dollapin e lodrave. Lodrat dukeshin tamam si të reja. Babagjyshi i Vitit të Ri i mori lodrat e rregulluara për t’ua shpërndarë fëmijëve të tjerë. Ata rregullonin lodrat e vjetra. Babagjyshi i Vitit të Ri u kënaq shumë nga ndihma që i dhanë Ina dhe Flori. Trego pjesën duke u mbështetur në fjalitë përmbledhëse të mësipërme.LEXOJ DHE KUPTOJ  Si të duket veprimi i dy fëmijëve? Si e kupton fjalinë e Babagjyshit: “Nuk e dija që kisha ndihmës kaq të mirë”? Po ti, këmben lodra apo libra me shokët apo të afërmit e tu? Na trego.REFLEKTOJSillni të gjithë nga një lodër që nuk e përdorni më. Grumbullojini ato dhe me ndihmën e mësueses, dërgojini në qendrat sociale. Kështu do të lumturoni edhe shumë fëmijë të tjerë.VEPRIMTARI51Lexojmë
                                
   47   48   49   50   51   52   53   54   55   56   57