Page 56 - Demo
P. 56
Koli zgjohej në mëngjes, shikonte orën e murit dhe mendonte: “Sa të vijë orari i shkollës, ka kohë”. Koha fyhej e ikte. Kësisoj Kolit nuk i mbetej kohë të arrinte në orar.Pasdite duhej të bënte detyrat dhe mendonte: “Ka kohë. Më parë po luaj me top”. Po koha fyhej e ikte përsëri. Kur Koli mbaronte lojën, vinte mbrëmja. Kështu ai shkonte në shkollë pa detyra. “Ka kohë të bëj këtë, ka kohë të bëj atë”, nuk bënte dot asgjë. Se koha nuk mund të rrinte pas Kolit...... Kaluan vite. Koli u rrit. Shokët e tij, të cilët e kishin ndjekur hap pas hapi kohën, shkuan në universitet dhe u bënë njerëz të ditur. Shkuan në punë të ndryshme dhe u bënë njerëz të zotë.Mbetu në një klasë, mbetu në tjetrën, Koli nuk arriti as të marrë dëftesë e as të gjejë punë. Atëherë u kujtua për kohën. E kërkoi, e kërkoi, e thirri, e thirri, por ajo nuk u kthye më kurrë. Koli e kuptoi se e kishte humbur kohën dhe s’mund ta gjente dot më. Adelina Mamaqi KOHAFjalë të rejakësisoj – në këtë mënyrë.fyhej – prekej në sedër.universitet – shkollë e lartë, që një i rritur e ndjek kur ka dëshirë të bëhet mjek, mësues etj.54Lexojmë

