Page 60 - Demo
P. 60


                                    VENDIMI I ELONËSSa shumë u mërzit Elona! Në vendin e dhëmbit të qumështit, që i kishte rënë muaj më parë, kishte dalë një dhëmb tjetër, ai i përhershmi... i bardhë, i lëmuar, por...Dhëmbi po rritej e zgjatej i shtrembër... ndryshe nga të tjerët. Ah, kjo e dëshpëronte shumë Elonën! Edhe prindërit u shqetësuan. Pa humbur kohë, e çuan te mjekja specialiste për dhëmbët e shtrembër.Ajo ia kontrolloi me shumë kujdes, i tha të hapte e të mbyllte gojën dhe, më në fund, u shpreh:− Po të qe një shtrembërim i vogël do të rregullohej me ca lëvizje të posaçme të gjuhës, duke e shtyrë vazhdimisht përpara. Por në rastin e vajzës suaj, kjo është e pamundur. Aparati është i domosdoshëm!Prindërit panë njëri-tjetrin në sy, dhe i thanë me vendosmëri mjekes të bënte çfarë ishte e nevojshme... − Aparat?! – klithi pothuajse e tmerruar Elona. – Ai teli që u vënë dhëmbëve?...− Pikërisht ai... – tha mjekja.− Mbahet për disa muaj derisa dhëmbi të marrë drejtimin e dëshiruar.Vajzës iu mbushën sytë me lot.− Përse mërzitesh? – i buzëqeshi mjekja. – Do ta mbash për pak kohë. 58Lexojmë
                                
   54   55   56   57   58   59   60   61   62   63   64