Page 61 - Demo
P. 61


                                    Përndryshe dhëmbi i shtrembër do të të shëmtojë. Dhe s’është kjo kryesorja. Do të të pengojë të hash, do të të vrasë gjuhën, do të të pengojë të flasësh mirë dhe do të të dëmtojë edhe dhëmbët fqinjë, lart e poshtë... Pra, ka shumë probleme!...Vajza mezi kapërdiu pështymën në grykën e tharë. Mjekja i përkëdheli me butësi flokët.− Kur të rritesh, Elona, ti do ta kujtosh këtë ditë. Do të thuash: “Sa mirë që e dëgjova dentisten”... Se sa vlen qoftë edhe një dhëmb këtë e dimë ne të rriturit...Prindërit pohuan me kokë, duke i dhënë të drejtë.− Kur do ta vë aparatin? – pyeti Elona me zë të dridhur. − Kur?!... Kur të duash ti, Elona! Sot, sigurisht që jo!... Mendohu këto ditë. Dëshiroj që ti të vish vetë tek unë, të vish plotësisht e bindur dhe me dëshirën e mirë për të ndihmuar veten...Vajza mori frymë thellë si të mos ngopej. Le të bëhej ç’të bëhej. Më mirë e shëmtuar disa muaj, një vit... sesa një jetë të tërë...Mjekja ia kërkonte këtë gjë. Prindërit gjithashtu.− Ma vendos tani! – tha ajo papritur. – Tani!...Në sytë e vajzës mjekja lexoi një vendosmëri e vullnet të pazakontë. Ajo vështroi prindërit e Elonës, të cilët i buzëqeshën disi të lehtësuar.− Të lumtë, Elona! – thirri mjekja, ndërsa përkulej mbi poltronën e dentistit, dhe e përqafoi vajzën me kënaqësi.Flamur TopiFjalë dhe shprehje të rejaaparat – pajisje e përbërë prej pjesësh të imëta e të punuara me përpikëri, që përdoret për të drejtuar dhëmbët. poltronë e dentistit – ndenjëse në formë kolltuku, ku janë të vendosura mjetet që i nevojiten mjekut.59Lexojmë
                                
   55   56   57   58   59   60   61   62   63   64   65