Page 64 - Demo
P. 64


                                    NJERIU I KUJTIMEVEXhani duhet të shpërngulej në një tjetër qytet dhe ishte shumë i trembur.– Kur të jesh në qytetin e ri, – i kishte thënë shoku i tij i padukshëm Paku, – do të shkojmë te burri që fshin kujtimet.– Eh! – thirri ai. – Te kush?– Te burri që fshin kujtimet. Nuk ke dëshirë? Do ta ndjesh veten fare të ri dhe të lumtur sa më s’ka. Nuk ta ka ënda?Kjo ide i mbeti pa përgjigje. Ndonjëherë Paku thoshte gjëra të çuditshme, s’dihej nga i gjente dhe nga i mësonte disa gjëra.– Kam dëgjuar se është një burrë që të heq kujtimet. Nëse nuk dëshiron të mbash brenda kujtimet e këqija, një notë të keqe që ke marrë dikur apo diçka që të ka pikëlluar, shko tek ai dhe ta heq menjëherë.– Me çfarë?– Nuk e di. Duhet të ketë ndonjë palë darë mendimkapëse. Ndoshta ta rrufit kujtesën.– Sa e shpifur, unë nuk jam as kafe që të rrufitem.– Por ti ankohesh pareshtur se nuk do të kesh më këtë, nuk do të kesh më atë...– Po atëherë?– Atëherë, po i harrove të gjitha, më pas do të jetosh më mirë dhe nuk “do të na bezdisësh më”.– Do të thotë se nuk do të mbaj më mend asgjë nga ato që do të bëj tani.– Saktë.– Po mua më pëlqen t’i kujtoj disa gjëra të caktuara.– Cilat?– Dhomën time, yjet që shikoj nga dritarja, klasën time...– Time... time... Po më dukesh si një plakush. Të mungon llulla dhe bastuni dhe pastaj të mbyt brenga. Por jeta është e bukur pa shumë brenga. Zbulon të renë, zbulon të nesërmen, zbulon se dielli lind çdo ditë, që yjet janë kudo...62Lexojmë
                                
   58   59   60   61   62   63   64   65   66   67   68