Page 66 - Demo
P. 66
NJË DITË E VEÇANTË1 Plotëso tregimin duke parë figurat dhe duke iu përgjigjur pyetjeve ndihmëse. Mami më ka premtuar se do të më dhurojë një breshkë të vogël. Por jashtë bie shumë shi dhe nuk e di nëse do të dalim me këtë mot të keq. Vështroj jashtë dritares dhe Përshkruaj shiun: Çfarë zhurmash shkakton shiu dhe era në xham? Po ti, si ndihesh në këtë mot? Ndërsa rri para dritares e menduar dhe e shqetësuar, mbërrin mami me një buzëqeshje gazmore: − Vishe pallton, do të shkojmë në dyqanin e kafshëve. Urra! Mami nuk e harroi premtimin! E adhuroj mamin. Ajo është Vesha menjëherë pallton time dhe dola nga shtëpia bashkë me mamin. Përshkruaj pallton: Si është palltoja? Përshkruaj mamin: Si është mami?64Shkruajmë

