Page 68 - Demo
P. 68


                                    SUPË DHE SANDUIÇNjë djalë shumë i veçantë ishte aq i uritur, saqë një tas me supë me makarona alfabet, që e kishte përgatitur nëna e tij, nuk do ta ngopte dot. Prandaj e shtyu tasin. Nuk donte të hante supë. Donte të hante diçka tjetër.Ky djalë donte një sanduiç të veçantë, një sanduiç që zakonisht nuk e hanin fëmijët e vegjël. Pra, ai donte një sanduiç gjigant, të lartë sa një mal!Kështu që, djali i vogël mbylli sytë dhe shprehu një dëshirë të veçantë.Ai mendoi një sandëshirë (sanduiçin e dëshirës).Në fillim dëshiroi dy feta bukë të ngrohta, nga furra. Me mendje, preu një fetë aq të madhe, sa iu desh të përdorte sharrën në vend të thikës. Pastaj e kishte radhën djathi. Ai kërkoi të kishte djathë të bardhë dhe djathë kaçkavall. Mirëpo në fund, kërkoi edhe një kuti të madhe me djathë të shkrirë.Pastaj shprehu dëshirën që të kishte mish të llojeve të ndryshme: mish viçi, pule dhe gjelideti.Iu desh të ndalej në mes të dëshirës dhe të kërkonte një shkallë dëshirash.U ngjit mbi shkallë që të mund të vinte gjëra të tjera mbi sandëshirën e tij.Vendosi sipër sallatë jeshile, domate të freskëta, kastravecë turshi. Pastaj shtoi erëza dhe qepë nga ato që të djegin sytë.Hipi dhe zbriti nga shkalla e dëshirave. Vazhdoi të stivonte gjithnjë e më shumë përbërës.Së fundi, iu desh të kërkonte një vinç që të vendoste fetën e bukës në majë të sandëshirës së tij.Ja ku ishte!Ishte një kilometër i lartë, vakt i hatashëm.Ishte një sandëshirë që nuk ngjasonte me asnjë sanduiç që ishte porositur ndonjëherë.66Lexojmë
                                
   62   63   64   65   66   67   68   69   70   71   72