Page 72 - Demo
P. 72


                                    VJESHTA E ARTËNa ishte njëherë një vogëlushe, që jetonte në një qytet të madh me pak pemë. Ajo s’e kishte parë kurrë vjeshtën e artë. Kur dëgjonte të flitej për të, pyeste të atin: − Vërtet e artë është? − E artë, e artë, − i përgjigjej babai.Dhe vogëlushja mendonte: “Ndonjëherë do të shkoj atje ku ndodhet vjeshta e artë. Do të marr pak ar dhe do të blej me të shtatë kukulla, një kukull për çdo ditë të javës”.Babai i foli edhe një herë tjetër për vjeshtën e artë dhe vajza përsëri e pyeti:– Je i sigurt që është e tëra e artë?– Po, po, e tëra e artë! – iu përgjigj i ati.Dhe vajza mendoi me vete:“Kur të shkoj atje ku ndodhet vjeshta e artë, do të marr pak ar dhe do të blej me të tridhjetë kukulla, një kukull për çdo ditë të muajit”.Një herë tjetër mendoi: “Ndoshta do të marr pak më tepër ar dhe do të blej treqind e gjashtëdhjetë e pesë kukulla, një për çdo ditë të vitit”.70Lexojmë
                                
   66   67   68   69   70   71   72   73   74   75   76