Page 75 - Demo
P. 75
DY PESHKATARËMes shkëmbinjve ujorë po rrinin dy peshkatarë. Njëri ishte i moshuar, në kokë mbante një kapelë kashte. Fytyrën e kishte buçkane: faqet dhe buzët ia mbulonin qimet e holla të bardha; sytë i kishte të fryrë, hundën e kuqe dhe duart të rreshkura nga dielli.Hodhi në det, larg, një kallam peshkimi dhe rrinte ulur mbi një shkëmb, me këmbët që i vareshin mbi ujin gjelbërosh.Pas shpinës së tij, me bërrylin mbështetur pas një guri, rrinte një djalosh me fytyrën e nxirë nga dielli dhe sytë e zinj, i zhdërvjellët e trupin si lastar. Mbante një beretë të kuqe dhe pantallona ngjyrë qielli të përveshura deri në gju. I përqendruar, këqyrte detin atje tutje, ku luhateshin shiritat e vegjël të errët të barkës së peshkimit. Diku larg, mbrapa tyre, mezi shquhej një velë e bardhë e palëvizshme, që u tret në ajrin e nxehtë si një re.Ku ndodheshin dy peshkatarët?Pse po qëndronin midis shkëmbinjve ujorë? Në cilën stinë personazhet kishin dalë të peshkonin? Nga e kupton këtë?Ku ndryshonin ata nga njëri-tjetri?Përfytyro bisedën midis dy peshkatarëve dhe plotëso dialogët me fjalitë e duhura.LEXOJ DHE KUPTOJ SHKRUAJFjalë të rejaduar të rreshkura – duar të nxira fort nga dielli.i zhdërvjellët – i shkathët.lastar – degë e njomë, e gjatë, e hollë dhe e drejtë.këqyr – shoh me vëmendje.luhatem – lëkundem sa andej-këtej.Fjalë ndihmëse: plazh, bën vapë, ditë e gjatë, pushime.Fjalë ndihmëse: ftohtë, ditë e shkurtër, bardhësi, festa.73Lexojmë

