Page 76 - Demo
P. 76


                                    NJË DITË NË STADIUM1 Dëgjo pjesën e parë të tregimit, duke mbajtur shënime për çështjet kryesore. Visit i pëlqen shumë futbolli. Sa herë që shokët luajnë futboll, ai merr pjesë në lojë. Ai e ka qejf pozicionin e sulmuesit, por luan edhe në pozicione të tjera. Gjithnjë zbavitet pa masë.Visi shikon pothuajse çdo ndeshje që transmetohet në televizor. Megjithatë, dëshira e tij më e madhe është të shkojë në stadium për të parë një ndeshje.  Përgjigju pyetjeve: Cili është personazhi kryesor në tregim? Çfarë i pëlqen atij? Cila ishte dëshira e tij më e madhe? A mendon se ai do ta realizojë dëshirën e tij më të madhe? Pse mendon kështu?2 Dëgjo pjesën e dytë të tregimit, duke veçuar detaje nga teksti. Duke ditur dëshirën e tij, babai i bëri një dhuratë. Ai gjeti bileta për ndeshjen Tirana-Partizani. Të dy shkuan në stadium. Ndeshja filloi. Stadiumi ishte plot me njerëz që thërrisnin me të madhe. Gjysma e njerëzve thërriste “Tirona, Tirona!”. Gjysma tjetër thërriste “Partizani, Partizani!”. Edhe Visi thirri “Tirona, Tirona!” kur skuadra e Tiranës bëri një aksion të bukur dhe shënoi një gol. Por, ai thirri dhe “Partizani, Partizani!” kur skuadra e Partizanit bëri të njëjtën gjë. 74Dëgjojmë
                                
   70   71   72   73   74   75   76   77   78   79   80