Page 77 - Demo
P. 77


                                     Përgjigju pyetjeve: Ç’dhuratë i bëri babai Visit? Cilat skuadra luanin?  Si silleshin njerëzit në stadium?Po Visi, për cilën skuadër brohoriste? Si u ndie ai në stadium? Pse? 3 Dëgjo pjesën e fundit të tregimit. Tifozët e skuadrave kundërshtare grindeshin, ndërsa Visi e shijoi ndeshjen që në fund doli barazim. Të gjithë mbetën keq, sepse as tifozët e Tiranës nuk dolën të fituar dhe as ata të Partizanit. Vetëm Visi ishte i kënaqur. Ishte zbavitur së tepërmi, sepse atij i pëlqente loja e futbollit. Përgjigju pyetjeve: Si përfundoi ndeshja? Si u ndie Visi për këtë? Diskuto me shokët për ndryshimet mes Visit dhe tifozëve të tjerë në stadium.  Trego ngjarjen, duke u mbështetur në këto fjali:• Dëshira më e madhe e Visit është të shikojë një ndeshje futbolli në stadium.• Visi brohoriste në stadium për çdo aksion të bukur të secilës skuadër.• Visi u kënaq shumë edhe pse ndeshja doli barazim.4 Ndërto një mbyllje tjetër për këtë histori, duke diskutuar në grupe dyshe.5 Luani në role tregimin që dëgjuat.6 Po ti, a ke një dëshirë të madhe? Cila është ajo?7 Ke shkuar ndonjëherë në stadium? Cilën ndeshje ke parë?8 Fitoi apo humbi skuadra jote e preferuar? Si u ndjeve? Si u solle?75Dëgjojmë
                                
   71   72   73   74   75   76   77   78   79   80   81