Page 82 - Demo
P. 82
FESTA E PRANVERËSNjë ditë prej ditësh, Derrkuci e pyeti arushin Uini Puh:− A e di se çfarë dite është sot?Arushi po përpiqej të gjente një përgjigje, por zhurma e një kërcimi e ndërpreu.− A nuk ju duket një ditë e lumtur dhe e bukur? – thirri Tigri, ndërsa hidhej dhe përdridhej.− Po, ashtu është, − tha Derrkuci. – Epo, është dita e parë e pranverës!− Kam mendimin të organizojmë një festë për ditën e parë të pranverës! – tha Uini Puh. – Një festë me shumë mjaltë!− Edhe me shumë lojëra e kërcime! – thirri Tigri.− Do të ftojmë edhe Kristofer Robin, − shtoi Derrkuci.− Mendim i shkëlqyer! – tha Lepuri kur miqtë e tij i shfaqën idenë e një feste. – Veçse, duhet të ndajmë detyrat.Të gjithë u mblodhën në kopshtin e Lepurit për t’u organizuar për Festën e Pranverës.− Festimet do të fillojnë në orën tre, te Gjashtë Pishat, − tha Lepuri.Arushi Puh dhe të tjerët brohoritën nga gëzimi.− Mbani qetësi! – vazhdoi Lepuri. – Po ju lexoj listën e gjërave që duhet të sjellë secili.− Derrkuc, ti do të sjellësh stika pishash dhe... lëng frutash. Tigër, ti do të na gjesh zbukurime, − vazhdoi ai udhëzimet.80Lexojmë

