Page 83 - Demo
P. 83


                                    − Buf, ti do të na sjellësh një balonë fluturuese.− Gomar, ti do të na sjellësh tullumbacet e festës.− Unë do të sjell mbulesën e tavolinës, − tha Lepuri, − ndërsa ti, Puh, sill Kristofer Robin.Mirëpo të gjithë ishin shumë të zënë, duke kërcyer lart e poshtë dhe duke folur rreth festës. − Festë! Festë! Ne do të bëjmë një festë! – këndonin ata, pa e pasur mendjen te fjalët e Lepurit.Kur secili prej tyre arriti në banesën e vet, nuk po e mbante mend se çfarë duhej të sillte në festë.“Një orë... apo një top? Një mbulesë tavoline!” Pikërisht fjalinë e fundit kujtoi secili prej tyre.Rrugës për te Gjashtë Pishat, Puhu, që kishte me vete mbulesën me katrorë të bardhë e të verdhë, takoi Derrkucin.− Sa gjë e çuditshme! – tha Puhu. – Lepuri na paska kërkuar të dyve nga një mbulesë tavoline.− Ndoshta ngaqë do të jetë festë e madhe, − u përgjigj Derrkuci.Kur arritën te Gjashtë Pishat, Puhu dhe miqtë e tij e kuptuan se diçka nuk shkonte. Në tokë ishin shtruar katër mbulesa tavoline, por s’kishte as ushqime, as zbukurime! Dhe nuk ishte aty as Kristofer Robi.Pikërisht në atë kohë, Kristofer Robi po ecte aty pranë. U çudit kur pa miqtë e tij të ulur rreth katër mbulesave. Edhe Uini e Derrkuci mbanin 81Lexojmë
                                
   77   78   79   80   81   82   83   84   85   86   87