Page 86 - Demo
P. 86


                                    QENI DHE GUASKATNa ishte njëherë një qen grykës vezësh. Një ditë ai pa një pirg të madh me guaska të bardha në një shportë.“Do të shqepem së ngrëni sot!” − mendoi, duke kujtuar se ato ishin vezë.E hapi sa e shqeu gojën dhe e përlau guaskën më të madhe me një të gëlltitur. Pas pak ndjeu një rëndim të madh dhe një dhembje shumë të fortë në stomak.− Mirë të më bëhet, − ulëriti, duke e kuptuar gabimin e vet. − Si munda të mendoj se çdo gjë që ka një lëvozhgë është vezë?!Ezopi Qeni ishte grykës: çokollatash; vezësh; pulash. Ai pa në shportë një pirg: me vezë; me guaska; me gurë të bardhë. Ai ngatërroi guaskat: me gurë; me vezë; me çokollata. Qeni gëlltiti: guaskën më të madhe; guaskën më të vogël. Ai ndjeu dhembje të fortë: të kokës; të barkut; të këmbës. Qeni kuptoi: pse i dhembte koka; pse i dhembte barku.LEXOJ DHE KUPTOJ Po ty, a të ka ndodhur të ngatërrosh ushqimin e preferuar me diçka tjetër? Mësimi që nxjerrim nga kjo fabul është:  Asgjë nuk është ashtu siç duket. Kush gabon, pëson. Beso dhe kontrollo. Të tria bashkë.REFLEKTOJ Shkruaj dy këshilla për qenin grykës.SHKRUAJFjalë të rejagrykës – njeri që ha shumë.pirg – grumbull gjërash njëra mbi tjetrën.84Lexojmë
                                
   80   81   82   83   84   85   86   87   88   89   90