Page 87 - Demo
P. 87
1 Nënvizo me ngjyrë të kuqe emrat e përgjithshëm dhe me ngjyrë blu emrat e përveçëm.Një avion fluturonte mbi detin Jon. Kam shkuar në Vlorë me kushërinjtë e mi, Ilarian dhe Valonin.Sara është ulur në divan bashkë me qenin e saj Jargo. Personazhi që më pëlqen më shumë, është Hirushja.2 Shkruaj nga 5 emra të përveçëm pranë emrave të përgjithshëm, sipas modelit.Qytet: Elbasani Shok/shoqe: Endri Qen: Lesi Skuadër futbolli: Skënderbeu Lumë: Drini 3 Në fjalitë e mëposhtme disa emra janë shkruar gabim. Gjej gabimet dhe shkruaji përsëri fjalitë, duke i ndrequr gabimet.Unë kam bërë një lojë me lepurushin moku.Mësuesja na njoftoi se nesër do të shkonim me autobus në berat.Më shumë u gëzuan Blerta, valoni, dreni. Në berat kalon lumi osum.NJOHURI TË PËRGJITHSHME PËR EMRINNJERIvajzëKAFSHËmaçok VENDlumëEJONA TOKU DRINEmra janë fjalët që tregojnë njerëz, kafshë, sende, vende, ndjenja, dukuri etj.Emrat janë të përgjithshëm (vajzë, maçok, lumë) kur tregojnë njerëz, kafshë, sende, vende etj.të përveçëm (Ejona, Toku, Drin) kur tregojnë emrat e veçantë që u vëmë njerëzve, kafshëve, sendeve dhe vendeve për t’i dalluar nga të tjerët. Këta emra shkruhen gjithnjë me shkronjë të madhe.Kujtoj85Njohuri për gjuhën

