Page 88 - Demo
P. 88


                                    Na ishte një kukull që quhej Traka-Truk. Ajo jetonte në një dyqan. Aty jetonte edhe një karrocë e vogël me katër rrota, që quhej Ush-pa-kalë. E dini sa e donin njëra-tjetrën? Shumë, shumë! Kur shitësi shkonte në shtëpi për të fjetur, karroca e merrte Traka-Trukun dhe e shëtiste nëpër dyqan. Traka-Truku kënaqej e thërriste: “Urra, urra! Hapuni, hapuni, se ju shtypi karroca Ush-pa-kalë!”.Kështu kaluan shumë kohë. Njëherë shitësi solli në dyqan disa tullumbace ngjyra-ngjyra. I vendosi në një raft pranë kukullës Traka-Truk dhe karrocës Ush-pa-kalë. TrakaTrukut nuk i pëlqyen fare ato copa llastiku si trastabosh. Mirëpo, ç’na ndodhi një ditë? Një fëmijë bleu një tullumbace dhe e fryu pikërisht aty, në dyqan.− Uaaa, sa e bukur u bëka tullumbacja kur fryhet! – tha Traka-Truku.− Vërtet, shumë e bukur u bëka, − tha edhe karroca.Kaq deshi Traka-Truku. U nda nga karroca dhe zuri shoqëri me tullumbacen Bojë Qielli.− Lozim bashkë, Traka-Truk? Ti hip në shpinën time dhe unë të vrapoj, − i tha karroca.− Jo, jo, unë do të fluturoj në qiell me tullumbacen... Ti ecën vetëm në tokë, si breshkat, − i tha Traka-Truku, pastaj iu kthye tullumbaces: − Po të të fryj, do të më ngjitësh në qiell?− Ëhë, − ia ktheu tullumbacja.Karrocës Ush-pa-kalë i erdhi për të qarë që TrakaTruku po largohej, po ç’të bënte?Ditën tjetër, Traka-Truku fryu tullumbacen që quhej Bojë Qielli.− Kapu fort pas meje! – i tha ajo.Ashtu bëri Traka-Truku. Tullumbacja doli nga dritarja e dyqanit dhe u ngjit lart, drejt qiellit. Ngjitu e ngjitu, arriti te retë e bardha. Traka-Truku thërriste e kënaqur:GABIMI I TRAKA-TRUKUT86Lexojmë
                                
   82   83   84   85   86   87   88   89   90   91   92