Page 89 - Demo
P. 89
− Urra! Urra! Sa bukur qenka këtu! Kurse atje poshtë, ku ka mbetur karroca Ush-pa-kalë, nuk është hiç bukur...Fryu pak erë dhe e përzuri tutje tullumbacen atje ku dielli përvëlonte.− Bubuuu, ç’na gjeti! – tha tullumbacja dhe plasi nga të nxehtët. Tani Traka-Truku s’kishte ku të mbahej më dhe po rrokullisej poshtë, drejt tokës. Rrokullisej e bërtiste e lebetitur.− Oleleeee! Oboboo! Ç’na bëre moj tullumbace! Oh, oh, do të bëhem copa-copa!Nga frika i ra të fikët dhe nuk e ndjeu fare kur ra në një gropë me llucë. Kur u përmend, karroca Ush-pa-kalë po e shpinte te doktori i dyqanit...Karroca ndjeu t’i njomej shpina. Ajo e kuptoi: kukulla Traka-Truk po qante nga turpi. Ajo i pëshpëriti karrocës Ush-pa-kalë te veshi:− Më fal! Ti je shoqe shumë e mirë, kurse unë...Karroca Ush-pa-kalë ecte drejt dyqanit e gëzuar, sepse kishte shpëtuar shoqen nga rreziku.Skënder HaskoNga kjo pjesë mësojmë: Shoku i mirë njihet në ditë të vështira. Bëj shokë të rinj, por të vjetrit mos i harro. Të dyja bashkë.SHKRUAJ Renditi fjalitë përmbledhëse sipas radhës së kryerjes së veprimeve (vendos numrat nga 1-9). Karroca nuk i mbajti inat kukullës, por e çoi te mjeku. Karroca Ush-pa-kalë e shëtiste çdo natë kukullën nëpër dyqan. Shitësi solli në dyqan disa tullumbace ngjyra-ngjyra. Tullumbacja plasi dhe kukulla po rrokullisej e trembur drejt tokës. Kukulla i kërkoi falje për sjelljen e saj, karrocës Ush-pa-kalë. Kukulla Traka-Truk dhe karroca Ush-pa-kalë jetonin në një dyqan. Kukulla u nda nga karroca dhe zuri shoqëri me tullumbacen që quhej Bojë Qielli. Duke shëtitur nëpër qiell, ato iu afruan diellit. Traka-Truku vendosi të largohej nga dyqani bashkë me Bojë Qiellin. Trego përmbajtjen e pjesës, duke u mbështetur në fjalitë përmbledhëse.LEXOJ DHE KUPTOJ Po ti, a mërzitesh ndonjëherë me shokun ose shoqen tënde? Përse? Na trego si sillesh në këto raste.REFLEKTOJFjalë të rejatrastë − çantë e madhe që shërben për të marrë me vete sende të ndryshme. përvëlon – është shumë i nxehtë.i lebetitur – i tmerruar.87Lexojmë

