Page 90 - Demo
P. 90
1 Dëgjo pjesën e parë të fabulës. Përgjigju pyetjeve. Parashiko çfarë ndodh në vijim.Mbi degën e një shkurreje, mbi qymez, rrinte një gjel që të gjithë e mbanin për shumë mendjemprehtë. Kaloi një dhelpër, që me pamje të pafajshme i tha: − E more vesh? Që sot, ne kafshët do të jetojmë në paqe. Ju gjelat nuk duhet të keni më frikë, sepse ne dhelprat do të jemi si motra për ju. Zbrit që aty se dua të festoj, duke të dhënë një puthje. Vetëm se, nxito pasi më duhet ta përhap anembanë lajmin e mirë. Cilët janë personazhet e kësaj fabule? Ku qëndronte gjeli? Çfarë i propozoi dhelpra gjelit? Si mendoni se vazhdon fabula?2 Dëgjo pjesën e dytë të fabulës. Përgjigju pyetjeve. Parashiko çfarë ndodh në vijim.− Mikja ime, – iu përgjigj gjeli serioz, – jam vërtet i prekur nga lajmet që më sjell dhe të jam shumë mirënjohës. Madje do të doja që këtij përqafimi t’i bashkohej edhe ai qeni i gjuetisë atje tej. Dhe ndërkohë që ai bashkohet me ne, unë po zbres, kështu që paqja mes nesh do të kurorëzohet më së miri.GJELI DHE DHELPRAKërko në fjalor për të gjetur kuptimin e fjalëve me të kuqe në tekst. 88Dëgjojmë

