Page 93 - Demo
P. 93
Një ditë, teksa endeshin në park, elefanti pa se frutat dhe lulet e pemëve ishin kafshuar aty-këtu. Pa humbur kohë, ai shkoi te miu dhe i tha:− Ka ardhur koha që të kërkosh një vend tjetër për të jetuar, sepse po shkatërron tërë bukuritë e parkut.− Jo, ti duhet të largohesh, sepse shkel barin, lulet dhe insektet e vogla, me thundrat e tua të rënda, − i tha miu.Elefanti i nxehur në kulm ngriti thundrat për ta zgërlaqur miun. Por kafsha e vogël u tregua më e shpejtë dhe iu kacavar mbi shpinë. Kur pa se nuk kishte ku të fshihej, miu u fsheh në barkun e elefantit.Ai nisi të brente aty-këtu brenda barkut të elefantit.− Ah, ah! – bërtiste elefanti, duke u hedhur përpjetë. – Ndihmë!Tërë kafshët e savanës, me të dëgjuar britmat e elefantit, rendën ta ndihmonin.− Dil jashtë, miush, askush s’do të të bëjë keq, – tha luani.− Mirë thua ti, − iu përgjigj miu, − po nga të dal?− Nga goja, − u përgjigjën njëzëri kafshët.− Nuk dua, − kundërshtoi miu. − Goja e elefantit vjen erë të rëndë.− Dil nga veshët, − thanë kafshët.− Janë shumë të mëdhenj, kam frikë mos humbas, − u përgjigj miu.− Shumë naze paske! Atëherë dil nga hunda, − i propozuan kafshët.Miushi nisi të ngjitej nga barku deri në hundë, por në një pikë u ndal, sepse hunda ishte shumë e ngushtë.91Lexojmë

