Page 94 - Demo
P. 94


                                     Renditi fjalitë përmbledhëse të mëposhtme sipas radhës së kryerjes së veprimeve (vendos numrat nga 1-8).  Miu dhe elefanti bënë fjalë. Tërë kafshët e savanës rendën të ndihmonin elefantin. Njëherë e një kohë elefanti kishte një hundë të vogël. Miu hyri në barkun e elefantit. Kafshët u vendosën në rresht dhe tërhoqën hundën e elefantit. Që nga ajo ditë elefantit i mbeti hunda e gjatë. Miu nuk dilte dot nga hunda, sepse ajo ishte shumë e ngushtë. Miu fluturoi aq lart në qiell, sa preku retë.Ngjyros me blu fjalitë përmbledhëse që i takojnë Hyrjes, me të kuqe ato që i takojnë Zhvillimit dhe me të gjelbër ato që i takojnë Mbylljes.LEXOJ DHE KUPTOJ Shkruaj një mbyllje tjetër për këtë histori.SHKRUAJSi e kupton mesazhin: Me mendjemadhësi dhe arrogancë nuk arrihet asgjë?Ç’këshillë do t’i jepje elefantit? Po miut?REFLEKTOJAtëherë kafshët u vunë në rresht: në fillim majmuni, pastaj gjirafa, pastaj luani e krokodili dhe, të gjithë së bashku, e tërhoqën hundën e elefantit me sa fuqi kishin.Pas orësh të tëra mundimi, u dëgjua një teshtimë e fortë dhe miu doli nga hunda e elefantit, madje fluturoi aq lart në qiell, sa preku retë.Që nga ajo ditë elefanti u bë me feçkë. Pra, hunda i mbeti përgjithmonë e gjatë për t’i kujtuar se me mendjemadhësi dhe arrogancë nuk arrihet asgjë.Fjalë të rejapër ta zgërlaqur – për ta shtypur.iu kacavar – iu ngjit.bren – ha diçka, duke e grirë grimca–grimca.savanë − zonë fushore me bar të lartë dhe me pemë e shkurre të rralla.arrogancë − sjellje përbuzëse dhe mospërfillëse ndaj të tjerëve.Alberto Ribé92Lexojmë
                                
   88   89   90   91   92   93   94   95   96   97   98