Page 96 - Demo
P. 96
Shumë e shumë kohë më parë, mbretëria e Arendelit ishte e izoluarnga pjesa tjetër e botës, veçanërisht kështjella, me dyert e dritaret e mbyllura. Kjo donte të thoshte se familja mbretërore, duke më përfshirë edhe mua, ishte jashtëzakonisht larg nga të gjithë njerëzit e tjerë.Unë jam Ana, princesha e Arendelit. Ky është një titull i lartë që tingëllon shumë fisnik, por ja që unë nuk jam personi i duhur për të. Më pëlqen më shumë të shëtit me erën që më përkëdhel flokët, e të mësoj gjëra të reja. Sa do të dëshiroja që të më lejonin të dilja nga kështjella! Unë u lutem vazhdimisht mamasë e babait që ta ndryshojnë këtë rregull, por marr gjithnjë të njëjtën përgjigje: “Kjo është e nevojshme për sigurinëtënde dhe të Elsës”.Edhe pse kjo gjë nuk më pëlqen, unë kam besim te prindërit e mi.Elsa është motra ime më e madhe. Ajo kurrë nuk ankohet për rregullën e vendosur, por mendon se, si anëtarë të familjes mbretërore, ne kemi përgjegjësi që janë shumë më të rëndësishme se gjërat e vogla që mund të dëshirojmë.Kështu është Elsa. Ajo është personi me paraqitjen, qëndrimin dhe shkëlqimin e një princeshe. Ajo do të bëhet një mbretëreshë e përsosur. Elsa është shumë epërkushtuarndaj Arendelit, ndaj ne jemi me fat që do të jetë udhëheqësja jonë e ardhshme.Veçse unë do të dëshiroja që ajo të ishte pak më shumë e përkushtuar ndaj meje. Si atëherë kur ishim të vogla dhe luanim shumë me njëra-tjetrën.ANA DHE ELSA94Lexojmë

