Page 98 - Demo
P. 98


                                    2 Ç’mendim ke për fjalët që Ivesti i ka shkruar motrës së tij? Pse mendon kështu?3 Po ti, a ke motër ose vëlla? Si sillesh me të? A jeni gjithnjë në një mendje apo ka raste që edhe grindeni? Na trego. 4 Denisi e ndihmon gjithmonë motrën e tij në vizatim, ndërsa ajo e ndihmon në detyrat e matematikës. Sa herë që bashkëpunojnë, ata marrin vlerësimet maksimale nga mësueset e tyre.Të ka ndodhur ndonjëherë të kesh ndihmuar për një detyrë shkollore motrën ose vëllanë? Po motra ose vëllai të ka ndihmuar të kryesh një detyrë shkollore? Si je ndier pas këtij bashkëpunimi? 5 Si i kuptoni fjalitë e mëposhtme?Vëllezërit janë degë të së njëjtës pemë.Motrat janë lule që rriten në të njëjtin kopsht.Diskutoni rreth tyre.UNË E DUA SHUMË MOTRËN1 Lexoni shënimin e mëposhtëm që e ka shkruar vëllai i madh i Jehonës dhe diskutoni rreth tij.MOTRËS SIMEGjithnjë bashkë, gjithnjë të bashkuar si të ishim një, por pas një minute kundërshtarë të njëri-tjetrit. Bashkëpunëtorë në çdo gjë, të gatshëm për t’u mbrojtur nga të gjithë dhe nga gjithçka. Edhe kur grindemi me njëri-tjetrin, grindemi me të gjithë forcën e dashurisë që na lidh së bashku. Kënaqem kur më ndihmon sa herë kam nevojë. Sepse e di që ti je më shumë se një shoqe, e di që ti je motra ime... përgjithmonë!Të dua shumë-shumë,Ivesti, vëllai yt 96Flasim
                                
   92   93   94   95   96   97   98   99   100   101   102