Page 99 - Demo
P. 99


                                    Çfarë kishin vendosur kafshët e pyllit?Çfarë cilësish duhej të plotësonte kafsha që do të qeveriste pyllin?Si po kujdeseshin kafshët e pyllit për të marrë pjesë në garë?Po iriqi, si u paraqit në garë?Cilin vlerësoi juria si kafshën-mbret? Pse?Ç’ndodhi të nesërmen me iriqin?LEXOJ DHE KUPTOJ GJEMBAT E IRIQITShumë e shumë vite më parë kafshët që jetonin në pyll vendosën të zgjidhnin mbretin e tyre. Për të qeverisur do të thirrej kafsha me pamje dhe gëzof më të bukur.Luanët, majmunët, arinjtë, lepujt u vunë në garë kush e kush të zbukurohej më shumë. Iriqi i gjorë, që asokohe ia mbulonte trupin një gëzof i thjeshtë, u paraqit me shpinën e mbuluar me degë trëndafilash të lulëzuar. Dhjetë bufat e zgjedhur për të dhënë gjykimin nuk patën mëdyshje: iriqi do të zgjidhej mbret i pyllit dhe të nesërmen do të kurorëzohej. Por të nesërmen në mëngjes, iriqit të gjorë i mbetën vetëm gjembat e trëndafilave mbi shpinë, sepse lulet dhe gjethet ishin vyshkur.Prej asaj dite iriqi mbeti krejt i mbuluar nga gjembat. Nga turpi për mashtrimin që bëri, ai dilte nga strofulla vetëm natën.Krahaso gëzofin e iriqit në fillim dhe në fund të historisë. A të bind shpjegimi për këtë ndryshim? Pse?REFLEKTOJShkruaj një mbyllje tjetër për këtë histori.SHKRUAJFjalë të rejapër të qeverisur – për të drejtuar veprimtaritë.gëzof − lëkurë me qime të gjata që mbulon trupin e kafshëve.kurorëzoj – shpall mbret.97Lexojmë
                                
   93   94   95   96   97   98   99   100   101   102   103