Page 10 - Demo
P. 10
8 1 Njerëzit dhe kafshëtPyetje dhe detyra1. Kafka përbëhet nga një apo nga disa kocka?2. Si mendoni, pse është e rëndësishme kafka?3. Cila është kocka më e madhe e trupit?4. Cilat janë kockat më të vogla të trupit? 5. Cilat pjesë të trupit rrethohen nga brinjët? Si mendoni, përse shërbejnë brinjët?6. Te gratë, kockat e legenit janë më të gjera se te burrat. Si mendoni, pse janë të tilla?1.2 Skeleti i njeriutFjalët kyçei parregullt, i hollë Skeleti ynë ka 206 kocka. Ato janë të llojeve të ndryshme: kocka të gjata, të shkurtra, të sheshta, të parregullta.• Kockat e këmbëve dhe ato të krahëve janë të gjata. Kocka e kofshës është e gjatë dhe e hollë.• Kockat e gishtërinjve janë të shkurtra.• Kockat e kafkës janë të sheshta.• Kockat e shpinës janë kocka të parregullta.Veprimtaria 1.2 Mjetet e nevojshmeplastelinë e bardhë ose brumë • fletë letre e zezë • ngjitësModeloni skeletin e njeriutShikoni skeletin e paraqitur në figurën e faqes përbri. Vëzhgoni përmasat, format e kockave dhe mënyrën se si janë vendosur ato.Planifikoni si do ta ndërtoni skeletin e njeriut me brumë ose plastelinë.Përgatitni forma të ndryshme brumi ose plasteline. Vendosini mbi letër për të ndërtuar skeletin.Pasi t’i keni dhënë formën e duhur skeletit, ngjitini mbi letër format e përgatitura.

