Page 13 - Demo
P. 13
1 Njerëzit dhe kafshët 11Ndonjëherë, ne mund të rrëzohemi ose të pësojmë aksident. Një kockë e thyer quhet frakturë. Për të parë nëse kocka është thyer apo krisur, mjekët bëjnë një fotografi speciale me rreze X. Fotografitë me rreze X i ndihmojnë ata të shohin brenda trupit tonë.Kjo fotografi me rreze X tregon një kockë këmbe të thyer. Kockat nuk mund të qëndrojnë të thyera. Fundet e kockave të thyera rriten ngadalë dhe bashkohen përsëri.Skeleti e mban dhe e mbron trupinSkeleti e mban trupin dhe është një strukturë e fortë brenda tij. Ai nuk e lejon trupin të humbasë formën e tij. Pra, skeleti i jep formë trupit dhe e bën atë të qëndrueshëm. Gjithashtu, ai i mbron organet e trupit.A kanë skelet të gjitha kafshët?Jo të gjitha kafshët kanë skelet. Disa prej tyre, si krimbi dhe kandili i detit, nuk kanë skelet. Një kafshë që nuk ka skelet, quhet jorruazore (jovertebrore).Krimbat nuk kanë skelet.Pyetje dhe detyra1. Çfarë mund t’i ndodhë një fëmije, nëse skeleti i tij nuk rritet?2. Pse kockat e thyera ngjiten përsëri?DiskutojmëPse kocka e një fëmije ngjitet më shpejt sesa Mësuam se ajo e një të rrituri?Ne rritemi, sepse skeleti ynë rritet.Skeleti e mban dhe e mbron trupin.Kafshët që nuk kanë skelet, quhen jorruazorë.

