Page 14 - Demo
P. 14
12 1 Njerëzit dhe kafshëtmuskuli A mblidhetmuskuli B lëshohetkrahu ngrihetkrahu uletmuskuli B mblidhetmuskuli A lëshohet 1.4 Skeleti dhe lëvizjaFjalët kyçemuskuj, mblidhet, lëshohetMuskujt na ndihmojnë të lëvizimDimë që skeleti ynë është i përbërë nga kockat. Kockat nuk mund të lëvizin vetë. Lëvizjen e tyre e mundësojnë muskujt. Ata janë pjesë e trupit dhe na ndihmojnë të lëvizim. Ashtu si njerëzit, edhe kafshët kanë muskuj. Nëpërmjet tyre, ato mund të lëvizin. Ne mund t’i ndiejmë muskujt në të gjithë trupin. Ata mbështjellin skeletin dhe i japin formë trupit.Muskujt janë të lidhur me kockat. Ata zgjaten dhe mblidhenpër t’i vënë kockat në lëvizje. Muskujt punojnë përherë në dyshe. Kur njëri muskul mblidhet dhe tërheq kockën me të cilën është i lidhur, muskuli tjetër lëshohet. Kjo e bën kockën të lëvizë.Muskujt e ndihmojnë trupin të lëvizë në mënyra të ndryshme.Si punojnë muskujt?Muskujt mblidhen ose lëshohen. Kur muskuli shkurtohet, ai ngre kockën me të cilën është lidhur. Në këtë rast themi se muskuli mblidhet. Kur muskujt lëshohen, ata zgjaten dhe trupi bie në qetësi. Mbledhja dhe lëshimi i muskujve na mundësojnë kryerjen e lëvizjeve të ndryshme.

