Page 17 - Demo
P. 17
1 Njerëzit dhe kafshët 15Veprimtaria 1.5Përdorimi i ilaçevePlanifikoni një hulumtim për të zbuluar mënyrat e përdorimit të ilaçeve nga të sëmurët. Si do ta siguroni informacionin që ju duhet? Si do t’i paraqitni të dhënat që gjetët?Pyetje dhe detyra1. Përse themi se të gjitha ilaçet janë droga, por jo të gjitha drogat janë ilaçe?2. Nëse na dhemb fyti, a mund të përdorim një krem për t’u mjekuar? Pse?3. Si mendoni, pse të sëmurët në spital e marrin ilaçin kryesisht nëpërmjet injeksionit?A e gjeni dot?Pirja e duhanit e dëmton shëndetin. Zbuloni si e dëmton ajo atë.Mësuam seDrogat janë lëndë që ndikojnë në mënyra të ndryshme në trupin tonë.Ilaçet na ndihmojnë të shërohemi kur jemi sëmurë.Të gjitha ilaçet janë droga, por jo të gjitha drogat janë ilaçe.Ilaçet mund të merren në mënyra të ndryshme, për shembull: në formën e pluhurit që tretet në ujë, në formën e tabletave, ose nëpërmjet injeksionit.DiskutojmëPër çfarë shërben pompa te të sëmurët me astmë?

