Page 18 - Demo
P. 18


                                    16 1 Njerëzit dhe kafshëtdhembje fytitemperaturëdhembje kokelodhjedhembje trupiko l l ë1.6 Si funksionojnë ilaçetSimptomat dhe mjekimiSi e dallojmë që jemi me grip? Kur jemi të sëmurë, shfaqim disa shenja të sëmundjes, të cilat quhen simptoma.Sëmundje të ndryshme kanë simptoma të ndryshme. Shikoni figurën përbri, ku janë paraqitur disa simptoma të gripit. Njëra prej këtyre simptomave është temperatura, e cila shoqërohet me ethe. Në këto kushte, i sëmuri duhet të marrë ilaçe që ndihmojnë për uljen e temperaturës. Shpesh, ne sëmuremi për shkak të mikrobeve që hyjnë në trupin tonë. Nëse kurohemi me ilaçet e duhura, mikrobet do të zhduken dhe sëmundja do të kalojë. Në këtë rast mund të themi se ilaçet na shëruan.Ndonëse ilaçet na shërojnë, duhet të bëjmë kujdes në përdorimin e tyre. Ato duhet t’i marrim vetëm nëse na jepen nga mjeku, infermierja ose nga një i rritur që kujdeset për ne. Në çdo rast, është mjeku ai që e viziton të sëmurin dhe ia jep ilaçet me recetë.Këto mikrobe mund të shihen vetëm nëpërmjet një mikroskopi të fuqishëm. Ato shkaktojnë dhembjen e fytit.Fjalët kyçesimptomë, temperaturë, mikrob, kurohem, recetë
                                
   12   13   14   15   16   17   18   19   20   21   22