Page 19 - Demo
P. 19


                                    1 Njerëzit dhe kafshët 17DiskutojmëPse shumica e ilaçeve duhet të jepen me recetë nga mjeku?Veprimtaria 1.6Kujdesi në përdorimin e ilaçeveAndi dhe shokët e tij po diskutojnë rreth kujdesit që duhet pasur në marrjen e ilaçeve. Më poshtë paraqitet diskutimi i tyre.Mendoj se nuk ka ndonjë problem, nëse pi ilaçet e dikujt që ka të njëjtën sëmundje me ty.Kur je i sëmurë, duhet të marrësh përherë sasinë e duhur të ilaçit. Nëse merr më tepër, mund të të dëmtojë shëndetin. Në rast se një i sëmurë harron ta marrë ilaçin në mëngjes, atëherë ai duhet të marrë më shumë në drekë.Nëse mjeku e këshillon të sëmurin që ta marrë ilaçin gjatë ngrënies së vaktit, ai duhet ta zbatojë këtë këshillë. Diskutoni rreth mendimeve që shprehin Andi dhe shokët e tij në lidhje me kujdesin që duhet të tregohet gjatë përdorimit të ilaçeve. Cilat mendime ju duken të drejta dhe cilat të gabuara? Për të pasur sa më shumë informacion rreth kësaj teme, hulumtoni në burime të ndryshme. Pas kësaj, bëni një poster me udhëzime për përdorimin e sigurt të ilaçeve.Pyetje dhe detyra1. Parashikoni se çfarë mund të ndodhë nëse nuk i merrni të gjitha ilaçet që ju ka shkruar mjeku në recetë.Mësuam seSimptomat janë shenjat e sëmundjes.Ilaçet e luftojnë sëmundjen dhe na shërojnë prej saj.Të sëmurët duhet të ndjekin udhëzimet për përdorimin e sigurt të ilaçeve. 
                                
   13   14   15   16   17   18   19   20   21   22   23