Page 31 - Demo
P. 31


                                    2 Gjallesat dhe mjedisi 3 Living things 2929DiskutojmëÇfarë pyetjesh do të përfshinit në çelësin e përcaktimit për të identifikuar jorruazorët?Mësuam seJorruazorët fshihen nëpër bar, në gjethe, në trungjet e pemëve dhe në tokë.Për të identifikuar jorruazorët, mund të përdorim çelësin e përcaktimit.Mjetet e nevojshmenjë tabaka • një gotë me dy pipëza • disa gjethe të lagura • xham zmadhuesMjetet e nevojshmegurë • tulla • shkopinj • shufra plastike • copa dërrase • kompensata • kuti të vogla druri • karton • dhéVëzhgimi i jorruazorëveShkoni në vende të ndryshme rreth e qark shkollës dhe mblidhni jorruazorë. Në secilin vend, koha për t’i mbledhur ata duhet të jetë e njëjtë. Pse?Ndërkohë, vendosni se si do t’i regjistroni të dhënat e vëzhgimit.Gjallesat jorruazore janë shumë të vogla, ndaj duhet të bëni kujdes që të mos dëmtohen. Për këtë mund të përdorni një gotë me dy pipëza, si në figurën përbri. Në këtë mënyrë, ato nuk do të dëmtohen.Shikoni me vëmendje formën, ngjyrën, këmbët, kokën, antenat, gojën, guaskën, lëkurën dhe mënyrën se si lëvizin ata. Diskutoni dhe pyesni njëri-tjetrin për çdo paqartësi që mund të keni rreth tyre. Veprimtaria 2.5aVeprimtaria 2.5bNdërtoni një shtëpizë për jorruazorëtNdërtoni në oborrin e shkollës një shtëpizë për jorruazorët. Si mendoni, a do ta pëlqejnë ata shtëpizën që keni ndërtuar? Pse? 
                                
   25   26   27   28   29   30   31   32   33   34   35