Page 32 - Demo
P. 32


                                    3030 2 Gjallesat dhe mjedisiFjalët kyçeenergji, mbetje,fatkeqësi natyrore, dëm i shkaktuar nga njeriu, mbroj2.6 Si ndikojmë në mjedisToka është shtëpia e më shumë se shtatë miliardë njerëzve.Ajo është gjithashtu shtëpia e miliarda kafshëve dhe bimëve.Njerëzit, bimët dhe kafshët kanë nevojë për ajër dhe ujë të pastër.Të gjithë kemi nevojë të përdorim energji. Nga ana tjetër, prodhojmë edhe shumë mbetje.Kështu, ndikimi ynë në mjedis është edhe i mirë, edhe i keq. Disa nga ndikimet e këqija janë paraqitur në figurën e mëposhtme.Nëse një anije me depozita të mëdha nafte fundoset në oqean, atëherë e gjithë nafta do të përhapet në ujë. Kjo mund të shkaktojë vdekjen e mijëra gjallesave ujore dhe shpendëve. Në këtë rast, dëmi është shkaktuar nga njeriu.Një tërmet mund të shkatërrojë gjithçka. Mund të humbasin jetën bimët, kafshët dhe njerëzit. Tërmeti është një fatkeqësi natyrore.Ne të gjithë mund të ndihmojmë për të mbrojtur mjedisin.
                                
   26   27   28   29   30   31   32   33   34   35   36