Page 34 - Demo
P. 34


                                    3232 2 Gjallesat dhe mjedisi Gjallesat dhe mjedisiFjalë kyçendotMjetet e nevojshmetabak letre • stilolaps • lapsaVeprimtaria 2.7a Vizatimi i një lumiBëni një poster të madh, ku të paraqisni gjithë rrugëtimin e një lumi. Vizatoni rrjedhën e tij që nga malet ku buron, degëzimin përmes pyjeve, liqeneve, fshatrave dhe qyteteve.Vendosini një emër lumit që keni paraqitur në poster.Diskutoni për kafshët dhe bimët që jetojnë në lumë ose pranë tij, si dhe për pasojat që ato mund të kenë nga ndotja e ujit.Përshkruani shkurtimisht në poster se çfarë ndodh me ujin e lumit.2.7 Rëndësia e ujit për jetënPjesa më e madhe e ujit në Tokë është e kripur. Kjo do të thotë se ne nuk mund ta pimë atë. Në disa vende, njerëzit nuk kanë mjaftueshëm ujë të pastër e të freskët për të pirë.Të gjithë kemi nevojë të pimë ujë të pastër e të freskët. Uji është i nevojshëm edhe për kafshët e bimët. Për fat të keq, ne nuk tregojmë gjithmonë kujdes për ujin.Fermat e fshatrave, qytetet dhe qendrat e tyre i ndotin lumenjtë.Njerëzit dhe kafshët i ndotin ujërat e lumenjve me mbetjet e tyre. Kur kafshët dhe bimët që jetojnë në lumë vdesin, uji mund të ndotet. Kështu, njerëzit që pinë ujë të ndotur ose hanë peshq nga ujëra të ndotura, mund të sëmuren ose të vdesin.Lumenjtë burojnë kryesisht nga malet, ku uji është i pastër dhe i sigurt për jetën. Shumica e kafshëve dhe bimëve jetojnë në lumenj ose pranë tyre. Për të pasur ujë dhe tokë të pastër, duhet të ndalojmë ndotjen.
                                
   28   29   30   31   32   33   34   35   36   37   38