Page 37 - Demo
P. 37


                                    2 Gjallesat dhe mjedisi 3 Living things 3535DiskutojmëSi do t’i nxitnit të afërmit ose shokët që të riciklojnë sa më shumë shishe plastike ose qelqi?Mjetet e nevojshmeletër • stilolaps • libra dhe informacion për jetën e gjallesave në det dhe ndotjen e tij. Veprimtaria 2.8aPërziejmë mbetje bimëshMblidhni disa mbetje bimësh. Futini në një qese plastike ose në një vazo dhe hidhuni pak ujë. Mbylleni qesen ose vazon. Mikroorganizmat do të fillojnë të hanë mbetjet e bimëve. Vëzhgoni përmbajtjen e qeses ose të vazos për disa ditë me radhë. Mbani shënim ato që vëreni.Mjetet e nevojshmedoreza plastike (si ato që përdorin infermierët ose mjekët) • gjethe • kërcej bimësh të ndryshme • bërthama molle •qese plastike ose një vazo qelqi me kapakVeprimtaria 2.8bMbetjet plastike rrezikojnë jetën e gjallesave të detitHulumtoni në libra ose në internet rreth ndikimit të mbetjeve plastike në jetën e gjallesave të detit. Të dhënat që gjetët, paraqitini të përmbledhura shkurt me shkrim. Shpjegoni se si mbetjet plastike përfundojnë në det dhe si i dëmtojnë ato gjallesat e tij.Diskutoni me njëri-tjetrin se çfarë mund të bëhet për të dalë nga kjo situatë.Pyetje dhe detyra1. Përse duhet t’i grumbullojmë mbetjet bimore?2. Përse është i rëndësishëm riciklimi i mbetjeve?Mësuam seGroposja e mbetjeve shkakton ndotjen e tokës dhe të ujërave nëntokësore.Disa materiale mund të ripërdoren, kurse disa të tjera mund të riciklohen.Mbetjet e bimëve mund të riciklohen.
                                
   31   32   33   34   35   36   37   38   39   40   41