Page 41 - Demo
P. 41


                                    4 Tingulli 39Sulfur hidrogjeniTrupat e ngurtë, lëngjet dhe gazet3 Trupat e ngurtë, lëngjet dhe gazet 39Disa gaze kanë ngjyrë. Disa të tjera mund të kenë edhe erë. Sulfuri i hidrogjenit ka erën e vezës së prishur.Klori në gjendje të gaztë ka ngjyrë të verdhë.Veprimtaria 3.1Përftimi i dioksidit të karbonitHidhni pak sodë buke brenda në dorezën plastike. Pastaj, mbusheni shishen përgjysmë me uthull. Futni grykën e shishes në qafën e dorezës dhe lidhni një llastik rreth tyre. Ndërkohë bëni kujdes që soda të mos derdhet brenda në shishe. Më pas tundeni dorezën që soda të bjerë mbi uthullën dhe të përzihet me të. Vëzhgoni se çfarë ndodh. Gazi që përftuat është dioksidi i karbonit. Pyetje dhe detyra1. Në çfarë gjendjeje është:a) uthulla, b) soda e bukës, c) dioksidi i karbonit?2. Vizatoni një figurë që tregon se çfarë ndodh kur uthulla përzihet me sodën e bukës. Emërtoni lëngun dhe gazin. DiskutojmëSi e dalloni nëse një lëndë është e ngurtë, e Mësuam se lëngët apo e gaztë?Lëndë quhet gjithçka që na rrethon.Lënda mund të jetë në tri gjendje të ndryshme: e ngurtë, e lëngët ose e gaztë.Ajri është një përzierje e gazeve të ndryshme.Mjetet e nevojshmeuthull • sodë buke (bikarbonat natriumi) • një shishe qelqi • dorezë plastike • llastik
                                
   35   36   37   38   39   40   41   42   43   44   45